Justina Shiroka-Pula zgjidhet kryetare e Gruas Demokratike të Kosovës

Me votat e të gjitha anëtarëve të Kryesisë së Gruas Demokratike të Kosovës, ish-ministrja e energjisë, Justina Shiroka-Pula është zgjedhur kryetare e këtij organi të PDK-së.

Lajme

22/05/2015 16:30

Në një njoftim për media të Partisë Demokratike të Kosovës, thuhet që në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Gruas Demokratike i dalë nga Konventa e IV-të zgjedhore, u zgjodh Kryesia e Gruas Demokratike, në përbërje prej njëzet e shtatë anëtareve. Në mbledhje, anëtaret e Kryesisë së porsazgjedhur të GD-së e përkrahën me unanimitet dhe zgjodhën kryetare të Gruas Demokratike, Justina Shiroka Pula.

Me këtë rast kryetarja e posa zgjedhur e Gruas Demokratike Justina Shiroka-Pula, theksoi se do të angazhohet për t’i çuar përpara proceset dhe të faktorizojë rolin e gruas në përgjithësi.

“Nga Gratë Demokratike pritet një punë më e madhe për çuarjen përpara të proceseve pozitive që po kalon vendi, të angazhohemi për të marrë përgjegjësi brenda strukturave partiake, por edhe në të gjitha institucionet në nivelin qendror e lokal. Niveli i pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe institucionale, veçanërisht në vendimmarrje është tregues i zhvillimit tonë të përgjithshëm, dhe mesazh i rrugës tonë në proceset euro-integruese”, theksoi Znj. Shiroka-Pula, transmeton lajmi.net

Justina Shiroka-Pula në qeverinë Thaçi I, kishte ushtruar detyrën e ministres së energjisë dhe minierave. ( lajmi.net )