Justin dhe Hailey darkojnë në një prej restoranteve më të shtrenjta në Santa Monica, respektojnë masat antiCOVID

Justin dhe Hailey darkuan në Santa Monica, ku modelja u pa e veshur elegante, ndërsa partneri i saj më thjesht.

ShowBiz

14/11/2020 15:40

E premtja nuk kishte përjashtim për çiftin Bieber, të cilët u panë duke darkuar në restorantin luksoz familjar Giorgio Baldi në seksionin Pacific Palisades të Los Angeles, Kaliforni, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Supermodelja Hailey Bieber, 23 vjeçe, kishte veshur bluzë të bardhë dhe fustan të zi prej lëkure, të kombinuar me një gjaketë të zezë e të gjatë.

Ndërsa, burri i saj, Justin Bieber, 26 vjeç, zgjodhi të vishej me një xhaketë rozë dhe pantallona ngjyrë bezhë, teksa në kokë kishte vendosur kapele të zezë.

Hailey dukej elegante, derisa pamjen e kishte kompletuar me aksesorë, ajo vendosi disa gjerdanë dhe lëshoi flokët në krahë, kurse që të dy u kujdesën të mbanin maska në fytyrë pasi rastet me koronavirus sa vijnë e rriten.

Edhe Justin kishte vendosur një varëse rreth qafës, në të cilën ishte logoja e linjës së tij të veshjeve “Drew House”.

Çifti u panë teksa po e linin restorantin, pasi Hailey vazhdon ende të komentohet për sjelljen e mëparshme ndaj stafit në një restorant, për shërbimin e ushqimit. /Lajmi.net/