Justin Bieber nuk përmbahet në publik, shikojeni çfarë i bën partneres në tapetin e kuq

Justin Bieber nuk mund t'i mbante duart dhe buzët larg bashkëshortes së tij Hailey, teksa po merrte pjesë në premierën e doku-serive "Seasons".

ShowBiz

28/01/2020 18:49

Justin Bieber nuk mund të dukej më i lumtur se kaq, teksa merrte pjesë në premierën e emisionit të tij të ri nëYouTube, përkrah njerëzve më të rëndësishëm për të, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Ylli i popit, 25 vjeç, i dha gruas së tij të mrekullueshme Hailey Bieber shumë puthje ndërsa çifti u drejtua brenda Teatrit Regence Bruin në Los Angeles, të hënën.

Edhe pse ishin në qendër të vëmendjes, Justin dhe Hailey dukej sikur ishin në botën e tyre.

Ylli i popit vendosi duart mbi pjesën e pasme të Hailey ndërsa buzët i vendosi në faqen e saj.  Në këtë mënyrë, bashkëshorti i shprehu Haileyt dashurinë, në mënyrë që ta shohin të gjithë.

Këngëtari e puthi modelen menë buzë, qafë dhe faqe, ndërsa Hailey dukej tejet elegante me fustan të zi. /Lajmi.net/