Justin Bieber ngjall shqetësim me një postim “detoksifikimi” pas fotografive me marihuanë
Justin Bieber ka ngritur sërish shqetësime mes fansave pas një sërë postimesh të çuditshme në Instagram. Vetëm pak orë pasi ndau fotografi duke tymosur marihuanë me miq, këngëtari 31-vjeçar publikoi një tjetër seri fotografish, këtë herë me mbishkrimin “Detoxxxxxxxxxxxxx”. Në katër prej imazheve, ai shfaqej i djersitur me një peshqir mbi kokë, ndërsa fotografia e…

ShowBiz
Justin Bieber ka ngritur sërish shqetësime mes fansave pas një sërë postimesh të çuditshme në Instagram.
Vetëm pak orë pasi ndau fotografi duke tymosur marihuanë me miq, këngëtari 31-vjeçar publikoi një tjetër seri fotografish, këtë herë me mbishkrimin “Detoxxxxxxxxxxxxx”.
Në katër prej imazheve, ai shfaqej i djersitur me një peshqir mbi kokë, ndërsa fotografia e fundit tregonte një makinë në një autostradë me targa evropiane, shkruan DailyMail.
Bieber nuk sqaroi se nga çfarë po “detoksifikohej”, por postimi u interpretua nga fansat si një tentativë për të reflektuar pas sjelljeve të fundit.
Tifozët shprehën shqetësimin e tyre në komente, duke i kërkuar të kujdeset për veten dhe të rikthehet në një jetë më të qetë pranë familjes. “Na mungon Justin. Mos e humb shpresën tek vetja”, shkroi një ndjekës.
Ndërkohë, burime pranë çiftit kanë zbuluar se Justin po kalon një periudhë të vështirë dhe martesa me Hailey është nën presion.
Hailey, e cila së fundmi shiti kompaninë e saj Rhode Beauty për një miliard dollarë, thuhet se po i jep hapësirë bashkëshortit për të rigjetur balancën.
Sipas burimeve, divorci nuk është në plan, pasi ata e konsiderojnë njëri-tjetrin shpirtra binjakë dhe janë të vendosur ta bëjnë martesën të funksionojë.