Justin Bieber me lot në sy flet për Billie Eilish

Justin Bieber thotë se këngëtarja ka përkrahjen e tij.

ShowBiz

17/02/2020 22:30

Në një intervistë për “Apple Music”, Justin u emocionua teksa fliste për marrëdhënien e tij me Eilish, të cilën e quan gjatë gjithë kohës superstar.

I pyetur nëse ndjente nevojën për ta mbrojtur Eilish (nga ambienti që e rrethon dhe industria e muzikës) ai u shpreh: “Padyshim që po. Ka qenë e vështirë për mua të isha aq i ri, pjesë e industrisë, kur të gjithë thonin që më donin dhe për një sekondë më kthenin kurrizin. Prandaj dua që ta dijë se mund të mbështetet tek unë. Nuk dua që ta sforcoj marrdhënien time me të, dua që të të vijë natyrale, por nëse kam nevojë për të jam këtu.” Më pas, me lot në sy, ai shtoi:

“Dua thjesht ta mbroj. Nuk dua që të përjetojë të njejtat gjëra si unë, nuk ja dëshiroj askujt. Nëse ka nevojë për mua, jam vetëm një telefonatë larg.” Intervistën e shpërndau dhe vetë Billie, e cila njihet si fanse e madhe e Bieber, kjo mund të shihet qartësisht nga fakti që e ka dhomën të mbuluar me posterat e tij.