Jurgen Klopp: Nuk mund të bëjmë më shumë për Salah
Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp në lidhje me marrëveshjen për rinovim, tha se nuk mund të bëjnë më shumë për Mohamed Salah.

Sport
Kontrata aktuale e Salah skadon në qershor të vitit 2023 dhe bisedimet për një marrëveshje të re janë zvarritur me muaj.
Sipas ‘The Mirror’, në fillim të këtij viti, Salah dhe agjenti i tij Ramy Abass Isa i kërkuan Liverpool-it pagë prej 400.000 funte në javë, transmeton lajmi.net.
Liverpooli ende nuk i ka përmbushur kërkesat e Salah dhe trajneri u pyet nëse klubi mund të bënte më shumë për të bindur yllin e tyre të qëndrojë edhe më tej.
Sipas Klopp, klubi nuk mund të bëjë më shumë për sulmuesin që ta bindin të qëndrojë në ‘Anfield’.
“Salah pret që ky klub të jetë ambicioz. Nuk mund të bëjmë më shumë. Është vendimi i Mo. Gjithçka është në rregull nga këndvështrimi im”.
“Asgjë nuk ndodhi më tej, asnjë nënshkrim apo refuzim. Thjesht duhet të presim, nuk ka nxitim”, tha Klopp në lidhje me marrëveshjen për rinovimin e kontratës me egjiptianin.
Salah po kalon në një periudhë shumë të mirë edhe këtë sezon në Premier Ligë./Lajmi.net/