Jurgen Klopp: Më vjen keq për klubin dhe Tuchel

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka reaguar pas sanksionimit të pronarit të Chelsea, Roman Abramovich, duke thënë se i vjen keq për klubin dhe Tuchelin.

Sport

11/03/2022 22:32

Pas vendimit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për sanksionimin e Abramovich, foli edhe trajneri i Liverpool Klopp.

“Unë mendoj se ajo që bëri qeveria britanike është e drejtë, të jem 100% i sinqertë. Por më vjen keq për klubin, tifozët dhe Thomas Tuchel”, tha Klopp, përcjell lajmi.net.

Gjermani gjithashtu tha, se e ndjen atë që po ndodhë dhe se Chelsea po kalon në një periudhë jo të mirë momentalisht.

“Sigurisht që ndjej për Tuchel, lojtarët dhe të gjithë punonjësit e Chelsea, sepse padyshim që nuk është një situatë e mirë”, vazhdoi ai.

Pas sanksionimit të Abramovich, ‘Londinezët’ kanë një numër të madh problemesh që mbetet të shihet se a do t`i kalojnë/Lajmi.net/