Jurgen Klopp i dëshpëruar për të sjellë Jude Bellingham në Liverpool

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp thuhet se është i dëshpëruar për të sjellë Jude mesfushorin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham në “Anfield”.

Sport

09/03/2022 17:36

Anglezi ka qenë sërish në formë mbresëlënëse për Borussia Dortmund këtë sezon, duke kontribuar me gjashtë gola dhe 12 asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

Mbeten spekulime të shumta rreth 18-vjeçarit, me klubet si Liverpool, Chelsea dhe Manchester United që janë të ‘etur’ për ta transferuar.

Sipas “The Sun”, Klopp është i mendimit se Bellingham së shpejti do të bëhet mesfushori më i mirë në botë dhe për këtë arsye është i vendosur ta sjellë talentin në Merseyside.

Megjithatë, raporti pretendon se Dortmundi ka të ngjarë të kërkojë më shumë se 100 milionë funte për anglezin, i cili ka edhe tre vite kontratë të mbetur.

Bellingham ka shënuar 10 gola dhe ka regjistruar 16 asistime në 80 paraqitje për BVB që kur iu bashkua klubit gjerman nga Birmingham City në korrik 2020./Lajmi.net/