Junior Messias kalon te Milani

AC Milan ka vazhduar me transferime.

Sport

31/08/2021 08:37

Milan ka arritur marrëveshje me Crotonen për transferimin e Junior Messias, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, ‘Rossonerët’ do të shpenzojnë 2.6 milionë euro për huazimin e Messias me të drejtë blerje pas një viti për 5.4 milionë euro.

30-vjeçari, edicionin e kaluar zhvilloi 37 ndeshje me fanellën e Crotones në të gjitha garat, duke realizuar nëntë gola dhe pesë asistime.

Braziliani luan në disa pozita të repartit të sulmit dhe pritet të jetë një opsion i vlefshëm për Stefano Piolin.

Milani po synon të kompletojë edhe ndonjë transferim tjetër sot në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/