Juliana Pasha: Kënga ´Kuq e zi´ u këndua nga unë dhe Armando Kllogjer për herë të parë!

Një prej këngëtareve me zërin më të fuqishëm në skenën tonë Juliana Pasha parmes një statusi në Instagram ka treguar se kënga Kuq e Zi u këndua për herë të parë nga ajo dhe Armaldo Kllogjeri...

ShowBiz

21/03/2015 17:21

Pas lansimit të këngës “Kuq e Zi” nga Flori dhe Elvana, këngëtarja Juliana Pasha ka reaguar parmes një statusi në Instagram ku ka thënë se kënga me titull Kuq e Zi ishte interpretuar më parë nga ajo dhe tenori Armando Kllogjer

Ky është postimi i Juliana Pashës:

“Kopjacët në Shqipëri kanë filluar të kopjojnë edhe tekstet e këngëve së fundi, se nuk u mjafton që kopjojnë muzikë nga mëngjesi në darkë”, shkruan fillimisht Pasha, transmeton lajmi.net

“Kënga Kuq e Zi  që u këndua nga unë dhe tenori Armaldo Gllogjeri për herë të parë në festat e nëntorit në Portokalli shoë. Kompozitor Edmond Rrapi, teksti Lejdi Shqiponja”

“Ky është vetëm refereni i këngës, por çudia më e madhe është se në Youtube kënga jonë u hodh me titull ´O flamur´,  Unë mendova se e kanë bërë pa dashje ndaj kërkova që titulli të ndryshohej dhe të vihej titulli origjinal i këngës, pra, Kuq e Zi, por çudirat në Shqipëri nuk paskan të sosur.

Kjo është kënga që u kompozua për flamurin më të bukur në botë dhe Kuq E Zi”, ishin këto fjalët e Julinës.

Ndërkaq kishte shumë komentues poshtë këtij postimi të cilët dukeshin qartë se janë fansa të Florit e Elvanës, ndërsa në një përgjigje Juliana i tregon se ajo po mbron vetëm punën e saj, dhe se nuk bën videoklipe për të bërë hite. Lajmi.net

Kjo është kënga “Kuq e Zi”, nga Juliana dhe Armaldo

YouTube player