Julian Nagelsmann trajner i Milanit?

Ralf Rangnick do të jetë vetëm drejtor sportiv te Milan, dhe dëshiron që klubi të angazhojë për Julian Nagelsmann, trajnerin e RB Leipzig.

Sport

16/05/2020 10:22

Rangnick ka qenë prej kohësh i përfolur për të marrë drejtimin e Milanit në kontroll të plot, siç pati bërë Alex Ferguson te Manchester United.

Sidoqoftë, Gazzetta dello Sport shkruan se 61 vjeçari nuk po planifikon të stërvit kuqezinjtë.

Në vend të kësaj, gazeta pretendon se ai do të diskutojë sjelljen e Nagelsmann në ‘San Siro’ kur të zhvillojë bisedime me drejtuesit e Milanit.

Edhe pse vetëm 32 vjeçar, Nagelsmann është bërë i njohur si trajner te Hoffenheim, para se në vitin 2019 të marrte drejtimin e RB Leipzig.

Ai ka udhëhequr skuadrën gjermane në vendin e tretë në Bundesligë këtë sezon, teksa ka arritur çerekfinalen në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/