“Ju përshëndes, kaloni mirë” – Kurti injoron pyetjen për tërheqjen e komunave të veriut nga Asociacioni i Komunave të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje lidhur me tërheqjen e komunave me shumicë serbe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. “Ju përshëndes, kaloni mirë”, ishte përgjigjja e tij kur u pyet për këtë çështje. Komunat e veriut: Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – kanë vendosur të tërhiqen nga Asociacioni…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje lidhur me tërheqjen e komunave me shumicë serbe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. “Ju përshëndes, kaloni mirë”, ishte përgjigjja e tij kur u pyet për këtë çështje.
Komunat e veriut: Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – kanë vendosur të tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës të enjten, duke shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e një asociacioni të veçuar të komunave me shumicë serbe në vend, raporton lajmi.net
Ky vendim vjen pas rikthimit të pushtetit në këto katër komuna nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës e cila mbështetet nga Serbia, pas zgjedhjeve lokale të tetorit.
Vendimi i komunave veriore pritet të ketë ndikim në dialogun politik dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe komunitetit serb në veri.
Ligji për vetëqeverisjen lokale parasheh që, për një vendim ose akt tjetër të komunës që nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, mund të kërkohet rishqyrtim nga organi mbikëqyrës – në këtë rast Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ose institucione të tjera përgjegjëse të Qeverisë së Kosovës./Lajmi.net/