Ju kujtohet i pastrehu që i binte pianos në rrugë? Shikoni çfarë ka ndodhur me të (Video)

Donald Guold, i pastrehu i cili u shfaq në një video në YouTube duke i rënë pianos në një skaj të rrugës vetëm para disa javëve, tani ka pësuar një ndryshim të madh në jetën e tij.

Fun

18/07/2015 10:18

Ne para disa javëve kishim shkruar për këtë të pastrehë dhe për talentin e tij për t’i rënë pianos, por tani ai ka fituar shumë nga shfaqja e tij në internet e cila u bë hit në pak kohë.

Pasi videoja origjinale ishte bërë hit në internet, shumë njerëz filluan t’i ofrojnë ndihmë atij. Pas kësaj ngjarje, Gould ndryshoi pamjen dhe gjithashtu edhe jetën.

Donald thotë se është shumë i lumtur që njerëzit e kanë ndihmuar atë dhe tani ai ka në plan që ta kontaktojë djalin e tij, i cili turpërohej nga ai më parë, transmeton Lajmi.net.

Shikojeni se çfarë ka ndodhur me të: