Jozi e goditi me shuplakë, Gjesti vendos ta injoroj plotësisht – Nuk flet asgjë për këtë situatë

Në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4 ndodhi një gjë e papritur, që nuk ishte menduar nga askush. Ka qenë momenti kur u eliminua Joz Marku së bashku me Loredana Bratin, për ta lënë shtëpinë e famshme. Derisa Gjesti po e përcillte për te dera, ai nga ana tjetër e goditi me shuplakë dhe…

ShowBiz

27/04/2025 16:30

Në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4 ndodhi një gjë e papritur, që nuk ishte menduar nga askush.

Ka qenë momenti kur u eliminua Joz Marku së bashku me Loredana Bratin, për ta lënë shtëpinë e famshme.

Derisa Gjesti po e përcillte për te dera, ai nga ana tjetër e goditi me shuplakë dhe e gjuajti në tokë.

Ky ka qenë një nga momentet më të rënda të këtij edicioni që u përfol mjaft shumë.

I pyetur në Post Big Brother për këtë rast, fituesi i këtij edicioni zgjodhi të mos fliste fare.

Ai e injoroi këtë çast duke thënë se tani ‘u kry çdo gjë’ teksa shtoi: “Nuk kam qejf as të hy andej. Nuk dua t’i jap asgjë. Hiç, hiç”.

Disa të tjerë thanë se kjo vulosi fitoren e Gjestit, e të tjerët shtuan se ai kishte luajtur që nga fillimi kur hyri në këtë format.

YouTube player