Joseph: Ftesa për anëtarësim në Bordin e Paqes tregues i qartë që Kosova po ndërton raporte me Trump 2

Eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Edward P. Joseph, ka komentuar zhvillimet që lidhen me raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është ndalur veçanërisht te rëndësia e përfshirjes së Kosovës në Bordin e Paqes dhe mënyrën se si kjo ndikon në dialogun strategjik me ShBA-në. Sipas Joseph, pjesëmarrja e Kosovës në…

Lajme

08/03/2026 21:01

Eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Edward P. Joseph, ka komentuar zhvillimet që lidhen me raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai është ndalur veçanërisht te rëndësia e përfshirjes së Kosovës në Bordin e Paqes dhe mënyrën se si kjo ndikon në dialogun strategjik me ShBA-në.

Sipas Joseph, pjesëmarrja e Kosovës në këtë Bord përbën një zhvillim të rëndësishëm në raportet ndërmjet dy vendeve.

“Mendoj se kjo është një ftesë tejet e rëndësishme për Kosovën, të ftohesh në Bordin e Paqes. Fakti që presidentja Osmani ka qenë edhe në themelimin e kësaj organizate në Davos dhe në takimin e parë në Uashington, është shumë e rëndësishme, është tregues i qartë se Kosova po ndërton raporte me Administratën Trump 2”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Ai ka thënë se Osmani po e përfaqëson Kosovën në një formë tjetër të dialogut strategjik

“Kjo është e veçantë për shkak se në shtatorin e kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës suspenduan dialogun strategjik me Kosovën dhe kjo që ndodhi është e kundërta e saj, është e qartë se presidentja Osmani po e përfaqëson Kosovën në një formë tjetër të dialogut strategjik dhe kjo ka rëndësi”, tha ai.