Jori Delli tregon arsyen pse ishte larg rrjeteve sociale: Babai pësoi infarkt, shteti të investoj edhe në shëndetësi
Jori Delli, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, ka bërë një postim në rrjete sociale për mungesën që pati në këto platforma. Ajo tregoi se ka pasur një rast në familje pasi babai i saj pësoi një infarkt gjatë kohës që ishte në Shqipëri. E njëjta ka shprehur pakënaqësi për spitalin në Vlorë, duke…

ShowBiz
Jori Delli, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, ka bërë një postim në rrjete sociale për mungesën që pati në këto platforma.
Ajo tregoi se ka pasur një rast në familje pasi babai i saj pësoi një infarkt gjatë kohës që ishte në Shqipëri.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Përshëndetje miq
Këto ditë kam munguar në rrjetet sociale sepse babai im u sëmur shumë rëndë.
Ai ndodhej për disa ditë në Shqipëri dhe pësoi një infarkt.
Fatmirësisht vëllai im shkoi ta vizitonte dhe arriti ta çonte në kohë në spital.
Për fat të keq, në Vlorë nuk mori kujdesin e duhur: Spitali atje nuk është i përgatitur aspak për raste emergjente.
Mendoni që e dërguan në Tiranë dhe ambulanca mbërriti vetëm pas një ore; babai im duhej të bënte edhe dy orë e gjysmë rrugë me ambulancë për të mbërritur në kryeqytet.
Në të kundërt, kam vetëm fjalë mirënjohje për spitalin QSUT në Tiranë: falënderoj me gjithë zemër stafin, infermierët dhe mjekët që u kujdesën për të dhe që me një operacion të suksesshëm i shpëtuan jetën.
Me shpresën që shteti shqiptar të vendosë të investojë jo vetëm në turizëm dhe infrastrukturë të re, por edhe – dhe mbi të gjitha – në shëndetësi, duke vënë shëndetin dhe jetën e qytetarëve në vend të parë”.