Jorginho nuk tregon nëse do të qëndrojë te Chelsea
Mesfushori i Chelseas, Jorginho, nuk ka dhënë detaje nëse do të qëndrojë ose jo te skuadra londineze. Futbollisti u pyet në lidhje me bisedimet për kontratë, duke u mjaftuar së thëni se kontaktet ekzistojnë, por pa specifikuar ndonjë detaj të veçantë brenda tyre. “Bisedimet vijojnë. Është normale që të vijojnë”, u përgjigj ai duke qeshur,…
Sport
Mesfushori i Chelseas, Jorginho, nuk ka dhënë detaje nëse do të qëndrojë ose jo te skuadra londineze.
Futbollisti u pyet në lidhje me bisedimet për kontratë, duke u mjaftuar së thëni se kontaktet ekzistojnë, por pa specifikuar ndonjë detaj të veçantë brenda tyre.
“Bisedimet vijojnë. Është normale që të vijojnë”, u përgjigj ai duke qeshur, transmeton lajmi.net.
Pas kësaj italiani nuk pranoi që të përgjigjej në pyetjet e tjera.
“Më thatë se ajo pyetje (për bisedimet në lidhje me kontratën) ishte e fundit, kështu që CIAO”, përfundoi ai. /Lajmi.net/