Jorginho flet për mundësinë e fitimit të Topit të Artë

Sipas mediave italiane Jorginho mund të jetë kandidat serioz për Topin e Artë.

Sport

13/07/2021 14:45

Mesfushori i Italisë, Jorginho, po konsiderohet si kandidat serioz për fitimin e Topit të Artë pas trofeve të fituar me Kombëtaren dhe klubin, transmeton lajmi.net.

Jorginho ishte duke folur në një intervistë për “SportTv” kur u pyet për mundësinë e fitimit të çmimit individual më prestigjoz në botën e futbollit.

“Jetojmë të ëndërrojmë, por të jem i sinqertë mendoj që varët nga kriteret që i kanë dhe pritshmëritë e tyre”, tha ai.

“Sa i përket talentit, jam i vetëdijshëm që nuk jam më i miri në botë”, shtoi ai.

“Nëse flasim për titujt e fituar, ehh, askush s’ka fituar tituj më shumë se unë këtë sezon”, tha Jorginho.

“Si të konkurroj me Messin, Ronaldon dhe Neymarin? Ata kanë karakteristika plotësisht të ndryshme nga unë, por përsëris, varet nga kriteret”, përfundoi Jorginho Frello./Lajmi.net/