Jonida dhe Romeo bashkë në karantinë?
Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj vazhdojnë të jenë emra shumë të komentuar në mediet rozë.

ShowBiz
Në muajin shkurt të këtij viti, dyshja konfirmuan ndarjen përmes disa deklaratave, shkruan lajmi.net.
Por, së fundi, Jonida dhe Romeo kanë shtuar dyshimet se mund të jenë duke kaluar karantinën bashkë.
Si Romeo ashtu edhe Jonida publikuar imazhe nga vendi bregdetar, ku pamjet e njëjta lënë të kuptohet se ata mund të jenë bashkë.
“Nën tingujt e valëve të detit”, ishte mbishkrimi që këngëtarja ia ka lënë postimit, kurse në imazhin që e postoi Romeo shihen dy gota verë në tavolinë.
Se a janë ribashkuar në karantinë dyshja apo është thjesht rastësi, mbetet të shihet ditëve në vijim. /Lajmi.net/