Joker shënon një vlerësim të jashtëzakonshëm në IMDb

Joaquin Phoenix është aktori i shtatë që ka marrë rolin e Princit Kllaun të Krimit, filmi i të cilit është përshëndetur nga recensentët si 'versioni më i çmendur' i karakterit deri më tani.

ShowBiz

03/09/2019 14:13

Që nga dita e martë, filmi ‘Joker’ po konsiderohet si filmi më i vlerësuar i librave komik i të gjitha kohërave, sipas vlerësimeve të IMDb, transmeton lajmi.net.

Filmi, me regji të Todd Phillips, premiera e së cilit u shfaq në Festivalin e 76-të të Filmit në Venecia ditën e shtunë, ka një vlerësim mesatar 9,7.

Meqë filmi ende nuk është shfaqur në kinema, ky vlerësim mund të ndryshojë, duke pasur parasysh që publiku i gjerë nuk ka qenë në gjendje ta shikojë atë dhe ta vlerësojë vetë.

Kritikët në të gjithë botën kanë shtuar lavdërimet për Phoenix, me vlerësime pozitive për rolin e tij, duke besuar për fitimin e çmimit ‘Oscar’ nga ana e tij në vitin 2020.

Në Venecia, filmi gjithashtu mori ovacione tetë-minutëshe nga publika që ishte prezente për ta parë premierën.

Phoenix ka marrë një çmim ‘Grammy’, një çmim ‘Golden Globe’ dhe tre nominime të ‘Academy Award’.

Data e shfaqjes së premierës së filmit në kinematë e SHBA-ve është 4 tetor. /Lajmi.net/

YouTube player