‘Joker’ merr duartrokitje 8-minutëshe në shfaqjen e premierës

Joaquin Phoenix është duartrokitur për tetë minuta përgjatë paraqitjes së premierës në festivalin e filmit natën e mbrëmshme në Venecia.

ShowBiz

01/09/2019 15:59

Kritikët e kanë cilësuar atë një kryevepër, kurse rishikimet online kanë ndarë të njëjtin mendim, transmeton lajmi.net.

Robbie Collin, kritik i filmit për The Telegraph, la të kuptojë shumë në lidhje me filmin kur shkroi në Twitter në lidhje me duartrokitjet e stërzgjatura.

Filmi – i incizuar për herë të parë i ndarë nga Batman, prej Warner Bros. – ka për qëllim të jetë i pari në një seri filmash me bazë në DC, të cilat janë të ndara nga DC Extended Universe (DCEU).

‘Joker’ do të zbarkojë në kinema që nga 4 tetori. /Lajmi.net/