Të Infektuar: 3508

Të Shëruar: 1902

Të Vdekur: 75

‘Joker’, filmi më i shikuar i vitit 2019 do ketë pjesën e dytë

12:09 | 22 Nentor 2019

Vazhdimi i filmit ‘Joker’ është në procedurë, këtë e ka bërë të ditur Tod Philips, regjisori i filmit.

Sipas një raporti të publikuar në “The Hollywood”, Tod Philips me shumë gjasa Ylli Joaquin Phoenix do të rikthehet në rol si Warner Bros.

Jo vetëm kjo por, Philips pritet që do të shkruaj skriptën bashkë me Scott Silver, cili punoi në pjesën e parë të filmit, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Filmi ‘Joker’ brenda një muaji ka arritur vlerën prej 98 milionë dollarë.

Për të gjithë ju që jeni duke menduar se për çfarë vazhdimi po bëhet fjalë, skeni pse të mendoheni më shumë sepse Phillips së fundmi i ka dhënë disa informata se çfarë do të bëjë.

Drejtori tha për ‘Los Angelor Times’ –nuk mundet të jetë vetëm i ‘çmendur dhe i egër’, duhet të ketë një rezonancë më tematike në mënyrë të njëjtë si i pari.

Kur mendoni për suksesin e filmit, nuk është çudi vazhdimi i pjesës së dytë. Joker është pranuar në mënyrë briliante edhe para premierës.

Joker ka arritur të i fitoj rreth 1 miliardë duke ia kaluar dhe thyer rekordin filmit të Ryan Ronlads “Deadpool.”/Lajmi.net/