Johnson-Erdogan diskutojnë për Sirinë, kërkojnë takim me Macron dhe Merkel

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan duan të takohen me krerët gjermanë dhe francezë për të diskutuar operacionin ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë.

Bota

20/10/2019 19:58

Kabineti i Johnson tha se kryeministri britanik dhe Erdogan kishin rënë dakord të kërkonin një mundësi për t’u takuar me presidentin Francez Emanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel për të diskutuar situatën aktuale, si dhe çështje të migracionit dhe antiterrorizmit, transmeton KosovaPress.

Johnson e përshkroi marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA si një “hap në drejtimin e duhur”.

Sidoqoftë, ai theksoi se ka ende shqetësime të mëdha për operacionin ushtarak të Turqisë në verilindje të Sirisë.

Armëpushimi hyri në fuqi të enjten mbrëma në mënyrë që kurdët të tërhiqeshin nga verilindja e Sirisë dhe planifikohet të zgjasë pesë ditë deri të martën.