Johnson: Do të refuzojmë çdo ofertë për shtyrje të Brexit

Britania e Madhe nuk është e gatshme të shtyjë Brexit-in pas datës 31 tetor.

Bota

16/09/2019 12:38

Këtë pikëpamje do ta paraqesë kryeministri britanik Boris Jonhson gjatë takimit që do ta zhvillojë sot më vonë me Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Junker.

Ky takim dreke në Luksemburg është i pari që zhvillohet në mes Junker dhe Johnson, pasi ky i fundit erdhi në postin e kryeministrit në korrik.

Sekretari i Jashtëm Dominic Raab, tha se kryeministri do të theksojë se ai ka qenë për një marrëveshje, por se duhet të kishte ‘ një përfundim’ për këtë çështje, përcjell kp.

Edhe shefi i BE-së për negociatat Brexit, Michel Barnier do të marrë pjesë në takim në Luksemburg, ndërsa Johnson do të shoqërohet nga Sekretari i Brexit, Steve Barclay dhe përfaqësuesi tjetër David Frost. /Lajmi.net/