John Legend dhe Carrie Underwood me projekt të veçantë për Krishtlindje

John Legend po sjell një projekt festiv.

ShowBiz

21/11/2020 11:23

Këngëtari i njohur, John Legend ka bashkuar forcat me Carrie Underwood për të sjellë projektin “Hallelujah”, shkruan lajmi.net.

Në këtë projekt, Legend është mysafir i Carrie në albumin e saj të Krishtlindjes, “My Gift”, i cili është i pari i saj me këtë temë.

Në rrjete sociale janë publikuar video, ku shfaqin sekuenca të këngës së dy artistëve, të cilët po këndonin në një kishë boshe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Carrie Underwood (@carrieunderwood)

“Kjo këngë dhe mesazhi i saj është shumë e nevojshme tani dhe unë jam e nderuar që e kam atë në albumin tim të Krishtlindjes, “My gift”, shpresoj të ju pëlqejë”, shkroi këngëtarja në një postim.

Ndryshe, John Legend dhe partnerja e tij Chrissy Teigen muaj më parë humbën djalin, pasi modelja kishte abort spontan. /Lajmi.net/