Johansson ende nuk po tregon shenjat e shtatëzanisë

Modelja, njëkohësisht aktorja amerikane, Scarlett Johansson ende nuk po tregon shenjat e shtatëzanisë së saj, edhe pse një gjë e tillë është konfirmuar më herët nëpër media.

ShowBiz

21/03/2014 13:11

Raportohet se Johansson është shtatëzënë me të dashurin e saj, Romain Dauriac, por ajo ende nuk ka vendosur që ta tregojë barkun e saj për fansat.

Ajo është parë gjatë ditës së enjte duke ndjekur premierën e Londrës të ‘Captain America’, The Winter Soldier.

Aktorja është paraqitur me një fustan të shkurtër me ngjyrë të kuqe i cili i’a nxirrte shumë mirë linjat e saja trupore.