Joel Matip u shpall lojtari i muajit shkurt në Premier Ligë
Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Joel Matip u shpall lojtari më i mirë i muajit shkurt në Premier Ligë.

Sport
Paraqitja e mirë e Joel Matip gjatë këtij muaji u shpërblye, duke marrë çmimin si lojtari më i mirë i muajit shkurt në Premier Ligë.
Qendërmbrojtësi ishte pjesë e formacionit të Jurgen Klopp, në katër fitoret e Liverpool-it në Premier Ligë gjatë këtij muaji.
Në tri nga katër ndeshjet e zhvilluar ata mbajtën portën e paprekur, shkruan lajmi.net.
Në ndeshjet e muajit shkurt për shkak të punës së mirë të mbrojtësve në veçanti të Matip, Liverpooli ka pranuar vetëm një gol.
Përveç punës në mbrojtje Matip, arriti të jetë efikas edhe në sulm, pasi shënoi një gol në fitoren 6:0 të ‘Reds’ ndaj Leeds United./Lajmi.net/