Joao Felix pozitiv me COVID-19

Atletico Madrid ka konfirmuar se sulmuesi Joao Felix ka rezultuar pozitiv në analizat e COVID-19.

Sport

03/02/2021 10:11

Portugezi është izoluar duke ndjekur autoritet lokale dhe protokollin e La Liga-s, shkruan lajmi.net.

“Lojtari ynë Joao Felix ka bërë testin PCR dhe ka dal pozitiv me COVID-19”, shkruhej në komunikatën e “Los Rijoblancos”.

Tani, Felix do qëndrojë i izoluar derisa të dal dy herë negativ në analizat e COVID-19./Lajmi.net/