Joao Cancelo pozitiv me COVID-19

Futbollisti i Kombëtares së Portugalisë, Joao Cancelo ka dal pozitiv në analizat e COVID-19.

Sport

13/06/2021 10:45

Sipas ‘Diario Record’, në testet e fundit të bëra nga Portugalia, mbrojtësi ka dal poziv në analizat e COVID-19, transmeton lajmi.net.

Cancelo do të ndjek udhëzimet e protokollit të COVID-19, ndërsa vendin e tij në Kombëtare do ta zë Diogo Dalot.

Të gjithë futbollistët tjerë të Portugalisë, kanë rezultuar negativ në testet për COVID-19.

Portugalia ndeshjen e parë në “Euro 2020” e zhvillon kundër Hungarisë më 15 Qershor. /Lajmi.net/