Joan Laporta do të rikthejë edhe Carles Puyolin në klub
Pas rikthimit të Joan Laportas si president, ish-lojtarët tani do të rikthehen gjithashtu në klub.

Sport
Carles Puyol është afër kthimit në Barcelonë, sipas TV3 të besueshëm, transmeton lajmi.net.
42 vjeçari nuk do të përfshihet në zonën sportive. Në vend të kësaj, ish-kapiteni do të jetë përgjegjës për projektet sociale të klubit.
“Puyol dhe gruaja e tij kanë shumë projekte në mendje dhe dëshirojnë t’i kryejnë ato me Barca. Nuk e di nëse ai do të drejtojë vetë fondacionin Barca, por ai do të merret me projekte brenda kornizës së fondacionit,” reporteri Oriol Domenech i ka thënë Onze.
“Puyol është i përfshirë në projekte bamirësie dhe Laporta i beson atij plotësisht,” shtoi ai.
Carles Puyol ishte pjesë e klubit midis 1995 dhe 2014, duke fituar 24 trofe me Blaugrana.
Puyol nuk ka gjasa të përfshihet në zonën sportive të klubit.