Joakim Noah arrin marrëveshje me Clippers

Joakim Noah me shumë gjasë do t’i bashkohet skuadrës së Los Angeles Clippers.

Sport

06/03/2020 23:53

Clippers janë një nga skuadrat kryesore në garën për titull, dhe ata tashmë po mendojnë edhe për pozitën e qendrës.

Joakim Noah raportohet nga Adrian Wojnarowski i ‘ESPN’ që të jetë lojtari që ka arritur marrëveshje me Clippers, transmeton lajmi.net.

Noah mbulon pozitën pesë(qendër) dhe shquhet për lojën e tij luftarake dhe defensive.

Clipppers akoma nuk kanë zyrtarizuar transferimin e francezit, por thuhet se marrëveshja tashmë është arritur. Lojtari pritet t’i bashkohet skuadrës gjatë javës tjetër.

Më herët një transferim kanë kryer edhe rivalët e Clippers, Lakers, të cilët kanë nënshkruar me Dion Waiters. /Lajmi.net/