Jo vetëm vaji i ullirit, edhe të mbeturat janë të dobishme

Vaji i ullirit është provuar si i shëndetshëm për njeriun, por shkencëtarët së fundmi kanë gjetur se edhe mbeturinat e tij janë të dobishme.

Lifestyle

20/07/2016 05:29

Hulumtuesit në studimin e tyre kanë gjetur se të mbeturat e ullinjëve janë mjaft pozitive në industrinë kimike dhe atë ushqimore, transmeton lajmi.net

Biosurfaktantët dhe Monogliceridet janë përbërës të cilën ulin tensionin interfacial mes dy lëngjeve dhe kështu e bëjnë më të lehtë punën.

Politikanët së bashku me shkencëtarët kanë hulumtuar në këtë drejtim sepse të mbeturat nga krijimi i vajit të ullirit nuk sillnin mjaft të ardhura sa do të sjellin tani, pas hulumtimit.

Shkencëtarët do të hulumtojnë edhe më tej për metodat alternative të aplikimit të tyre dhe nëse me të vërtetë funksionon si tërësi./lajmi.net