Jo vetëm një projekt të ri, Kida ka një befasi për fansat
Kida po punon intenzivisht për këngët e reja.

ShowBiz
Derisa po e shijon suksesin e hitit “Edhe sa”, Kida nuk e ka ndalur punën për këngët e reja, shkruan lajmi.net.
Pavarësisht faktit se ajo këtë vit nuk ka mbajtur asnjë koncert, ka punuar shumë për këngët e reja, të cilat pritet që fansat e saj t’i dëgjojnë shumë shpejt.
Ishte producenti Mixey, ai i cili ka ndarë imazhe të Kidës në studio muzikore, teksa bën të ditur se nuk është vetëm një këngë e re që po vjen nga artistja, por më shumë.
“Kida, kallabllak kange ju kan bo”, shkruan Mixey, duke bërë fansat e këngëtares shumë kureshtar.
Ndryshe, projekti “Edhe sa” u publikua më 1 shtator dhe ka marrë afro 13 milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/
