Jo vetëm Mozzik e Loredana, edhe vajza e tyre me ‘Rolex’ në dorë

Mozzik dhe Loredana janë prindër të një vajze.

ShowBiz

12/06/2019 15:57

Mozzik dhe Loredana janë shumë aktiv në rrjete sociale, në të cilat sjellin pjesë nga përditshmëria e tyre, shkruan lajmi.net.

Në postimet e tyre, shumë shpesh e shohim vajzën Hanën, për të cilën kujdesen shumë si Loredana, ashtu edhe Mozziku.

Së fundi, reperi ka postuar një fotografi të ëmbël të vogëlushes, në të cilën shihet se ia kishte vendosur në dorë ‘Rolexin’ e tij.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Mozzik është dueti me reperin Dardan, ndërsa “Labirynth” titullohet kënga e fundit nga Loredana. /Lajmi.net/