Jo vetëm bluzat e dimrit, por nga fustanet deri tek rrobat e plazhit – Veshjet e qëndisura janë moda për 2021

Mund të tingëlloi e çuditshme, por në fakt janë jashtëzakonisht të bukura!

Lifestyle

17/06/2021 11:07

Të gjithave na pëlqen të provojmë gjëra të reja, stile të reja, por jo gjithmonë kemi guximin të provojmë diçka ndryshe, shkruan lajmi.net.

Epo nëse nuk keni pasur guxim deri më sot, vera 2021 është koha perfekte për të qenë të guximshme dhe të ndërmerrni vendime jo të zakonshme!

Veshjet e punuara nga filli janë moda më e veçantë e këtij viti, dhe bëni mirë ta ndiqni sepse nuk do të zhgënjeheni.

Duke filluar nga bluzat me krah të shkurtër, crop-top, fustanet, rrobat e plazhit, apo kombinime të bukura me dy pjesë, këtë verë bëhuni gati të bëni nam kudo që shkoni! /Lajmi.net/