Jo veç në Kosovë, sulmi ndaj Gjestit merr jehonë edhe në mediat e njohura evropiane
Big Brother Vip Albania 4 mori vëmendje në të gjitha trojet shqiptare me spektaklin e djeshëm. Sulmi i Jozit ndaj Gjestit bëri jehonë gjithandej, kurse duket se ky episod ka marrë vëmendjen ndërkombëtare, transmeton lajmi.net. Mediumi zviceran, 20min.ch ka shkruar prime-in e djeshëm duke e e titullar episodin si skandal. “Skandal në “Big Brother VIP…

ShowBiz
Big Brother Vip Albania 4 mori vëmendje në të gjitha trojet shqiptare me spektaklin e djeshëm.
Sulmi i Jozit ndaj Gjestit bëri jehonë gjithandej, kurse duket se ky episod ka marrë vëmendjen ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.
Mediumi zviceran, 20min.ch ka shkruar prime-in e djeshëm duke e e titullar episodin si skandal.
“Skandal në “Big Brother VIP Albania”. Jozefin Marku u përjashtua nga spektakli gjysmëfinal të shtunën. Teksa largohej, i dha një shuplakë të dhunshme kandidatit Gjesti. Policia e mori Markun”, shkruhet në artikull.
Jozi pas këtij episodi u shoqërua në komisariat, teksa Gjesti mori ndihmën mjekësore.
Gjesti mori përkrahje të madhe nga artistët shqiptarë./Lajmi.net/