“Jo drogës” – Policia sensibilizon qytetarët me fushatë vetëdijësuese
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit të Drogave dhe Trafikimit të Paligjshëm, më 26 qershor 2025, Policia e Kosovës, përmes Divizionit të Policimit në Bashkësi dhe Stacionit Policor “Qendra”, ka zhvilluar një fushatë vetëdijësuese në kuadër të projektit “Bëhu hero i jetës tënde”. Fushata kishte për synim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve – veçanërisht…

Lajme
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit të Drogave dhe Trafikimit të Paligjshëm, më 26 qershor 2025, Policia e Kosovës, përmes Divizionit të Policimit në Bashkësi dhe Stacionit Policor “Qendra”, ka zhvilluar një fushatë vetëdijësuese në kuadër të projektit “Bëhu hero i jetës tënde”.
Fushata kishte për synim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve – veçanërisht të rinjve – për pasojat e përdorimit të substancave narkotike.
Përmes shpërndarjes së rreth 800 broshurave dhe bashkëpunimit me organizatën joqeveritare “RI-JETA” nga Ferizaj, qytetarëve iu bë thirrje që të flasin hapur me fëmijët për rreziqet e drogave dhe të raportojnë rastet që lidhen me to.
Fushata u shoqërua edhe me një kampanjë intensive mediatike në televizion, duke e bërë këtë një ndër iniciativat më të gjera për ndërgjegjësim kundër drogës në vend.