Jo Apple, tani kjo është kompania më e pasur në botë

Një kompani ka lëvizur mbi “Apple” sa i përket të ardhurave dhe pasurisë. Ajo është “Alphabet” që është kompania mëmë e “Google”.

Lajme

03/02/2016 00:12

Të martën në mëngjes kompania ka pasur një rritje të aksioneve për 4% kështu që ka dalur mbi kompaninë “Apple” si rezultat i të ardhurave, raporton lajmi.net

“Alphabet” e ka nisur ditën e martë me një vlerë 551,000,000,000$ që rezulton të jetë mbi kompaninë “Apple” që ka 531,000,000,000$ vlerë të aksioneve.

Edhe pse kompania “Apple” raportoi një shitje rekord të paisjeve tre muajt e kaluar, u raportua nga vet ata që tre muajt e ardhshëm do të ketë rënie dhe këtë më së miri e kishte shfrytëzuar kompania AlphaGoogle.

Megjithatë kompania Alphabet duhet të bëjë ende një rrugë të gjatë për të arritur rekordet e kompanisë Apple që në prill të vitit 2015 kapnin vlerën e shifrave 755,000,000,000$./lajmi.net