Jo Andi, një tjetër konkurrent i “Përputhen” i kushton këngë Jasminës
Jasmina pranoi dhuratën më të veçantë.

ShowBiz
Jasmina Kadriu ka pak ditë që është larguar nga emisioni “Përputhen” bashkë me Andi Artanin, shkruan lajmi.net.
Dyshja ishin duke zhvilluar kohën e fundit takime vetëm me njëri-tjetrin, por para daljes raportet e tyre nuk ishin të mira.
Megjithatë, pas largimit përmes fotografive kishin lënë të kuptohet se ata nuk i kanë dhënë fund çdo gjëje.
Përmes postimit të fundit, Jasmina tregoi se konkurrenti tjetër i “Përputhen”, Alessandro Mehmeti i dedikoi këngë asaj.
“Surpriza dhe dhurata me e bukur qe ma ka bere diten 1000!
Faleminderit nga zemra per perkushtimin dhe kohen?
@alessandro_mehmeti
@sardi_official“, shkruan Jasmina.
Por, përmes një tjetër postimi ajo sqaroi se me Alessandron nuk ka asgjë, por e ka mik shumë të mirë.
“Te jap nje sqarim para se te hidhni hipoteza. Dicka qe askush se ben kur ngrihen akuza. Alessandro Mehmeti eshte mik shume i mire i imi kshtuqe te mos ket njerez konfuz. Nuk eshte diss per askend! Eshte dhurate per mua! Quhet vlersim jo shprehje dashurie!”, shkruan ndër të tjera ajo. /Lajmi.net/