Jimenez: Juventusi dhe Manchester Unitedi provuan të më transferojnë

Ylli i Wolves, Raul Jimenez ka zbuluar se gjatë afatit veror dy skuadrat e mëdha evropiane Juventus dhe Manchester United provuan ta transferojnë.

Sport

13/11/2020 17:23

Meksikani është duke vazhduar të shkëlqejë të klubi anglez, derisa ky sezon mund të jetë i fundit në fanellën e Wolves, transmeton lajmi.net.

Jimenez tha se të dy skuadrat kishin interesim, por nuk arritën marrëveshje me Wolves.

“Një ditë u zgjova dhe Juventusi më kërkoi, tjetra ishte Manchester Unitedi”.

“E di që kishte interesim. Por, marrëveshja asnjëherë nuk u arrit, as nuk ishte afër, jam shumë i lumtur të Wolves”, theksoi ai.

Wolves thuhet se kërkojnë rreth 65 milionë euro për shërbimet e sulmuesit./Lajmi.net/