Jetuan me ujqër për 6 vite për të kuptuar jetën e tyre

Njihuni me Jim dhe Jamie Dutcher. Ata kanë zgjedhur që të jetojnë me disa ujqër për gjashtë vite në mënyrë të vazhdueshme.

Fun

03/04/2015 19:19

Me kalimin e kohës, ata fituan besimin e pamundur të ujqërve dhe përfunduan duke i njohur ata jo si qenë të egër, por si kafshë komplekse dhe mjaft inteligjente.

Ata e bënë këtë vetëm për t’u treguar njerëzimit jetën e fshehur të ujqërve, transmeton Lajmi.net.

“Vetëm pak specie të tjera shfaqin këto tipare të njëjta në mënyrë të qartë”, thanë ata. “Ata janë të aftë jo vetëm për të kapur ushqimin e tyre, por ata kanë edhe dhembshuri reale. Kjo është pikëpamja e një ujkut të cilën ne dëshirojmë ta ndajmë… është një kafshë që kujdeset për të sëmurët e saj dhe ka nevojë të jetë pjesë e diçka më të madhe. Lidhja që ujku ka me familjarët e tij është më e fortë se ajo që një qenie njerëzore ka për të familjes së tij”, shtuan ata.

“Rrallë shihni dy ujq që kalojnë njëri-tjetrin pa fërkuar supet me njëri-tjetrin ose pa shkëmbyer një lëpirje të shkurtër. Kështu që shpesh ne kemi parë dy ujqër duke u relaksuar së bashku, pranë njëri-tjetrit. Ata janë shumë të ndjeshëm dhe pikëllohen shumë kur vdes një shok i tyre. Megjithatë, ujqërit ende etiketohen si vrasës të pamëshirshëm, gjë që nuk është e vërtetë”.

“Përderisa ne i shohim ujqërit, duke u vrarë, duke u zënë dhe helmuar nga njerëzit, ne kuptojmë se përvoja jonë unike e të jetuarit me ujqërit ka gjasa që të mos ndodh kurrë përsëri, dhe për këtë arsye ne mendojmë se kemi një obligim që ta ndajmë jetën e vërtetë të ujqërve me audiencën e gjerë”, thanë Dutchers, transmeton Lajmi.net.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë nga kjo eksperiencë e tyre.

wlfwlf2-700x467wlf3wlf5wlf6wlf1