Jetonte në shtëpinë për kujdesin e personave me aftësi të kufizuara nga viti 2015, vdes burri në Graçanicë
Një person raportohet të ketë vdekur dje në Graçanicë. I njëjti kishte ndërruar jetë në shtëpinë për kujdesin e personave me aftësi të kufizuara. Ai kishte qenë duke banuar aty që nga vitit 2015. “Është raportuar se një mashkull kosovar, ka ndërruar jetë në Institucionin – Shtëpinë për kujdesin e personave me aftësi të kufizuara…
Lajme
Një person raportohet të ketë vdekur dje në Graçanicë.
I njëjti kishte ndërruar jetë në shtëpinë për kujdesin e personave me aftësi të kufizuara. Ai kishte qenë duke banuar aty që nga vitit 2015.
“Është raportuar se një mashkull kosovar, ka ndërruar jetë në Institucionin – Shtëpinë për kujdesin e personave me aftësi të kufizuara i cili kishte qenë duke banuar aty që nga viti 2015.”
Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij dhe sipas mjekëve ai kishte sëmundje të zemrës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion./Lajmi.net/