Jetesa e vështirë në shtëpinë prej najloni
L. D, 8-vjeçare nga fshati Nekovc i Drenasit jeton këtu me vëllanë e saj të vogël dhe babanë Pajazitin.
Lajme
Ajo ani pse e vogël ajo tashmë ka përgjegjësi të mëdha, pasi që nëna e tyre i braktisi vite më parë.
E për të obligim shtesë është edhe kujdesi për vëllanë.
Në ditët tjera të javës të dy bashkë shkojnë në shkollë e gjatë fundjavës 8-vjeçarja merret me pastrimin e vendit ku jetojnë ani pse nuk ua plotëson as nevojat elementare.
Kjo situatë e rëndë është edhe për kryefamiljarin.
Sidomos në stinën e dimrit kur i ftohti depërton brenda shtëpisë së improvizuar.
Të gjitha funksionet e shtëpisë i kryen kjo hapësirë e vogël.
Pajaziti merr një ndihmë sociale dhe thotë se iu është drejtuar institucioneve për ndihmë në mënyrë që t`u zgjidhet çështja e banimit.
E duke qenë se institucionet nuk bënë gjë kjo u mbeti në duar njerëzve vullnetmirë.
Shtëpia prej najloni e L. D, dhe vëllait të saj do të zëvendësohet me një shtëpi prej së vërteti.
Siç mëson Televizioni 7 në ndihmë kësaj familje i kanë dal disa bamirës.