“Jetë nuk ka, nuk është si para 20 vjete”, mërgimtarët të bindur se shumica e atyre që po shkojnë jashtë vendit, do të kthehen
Lajmi.net gjatë javës ishte në Aeroportin e Prishtinës për të intervistuar mërgimtarët, disa që po vinin e disa që po e linin Kosovën. Të pyetur për gjendjen pas liberalizimit të vizave, ku një numër i madh i qytetarëve po dalin jashtë vendit, ata janë shprehur të bindur se të njëjtit do të kthehen. “Mirë është…

Lajme
Lajmi.net gjatë javës ishte në Aeroportin e Prishtinës për të intervistuar mërgimtarët, disa që po vinin e disa që po e linin Kosovën.
Të pyetur për gjendjen pas liberalizimit të vizave, ku një numër i madh i qytetarëve po dalin jashtë vendit, ata janë shprehur të bindur se të njëjtit do të kthehen.
“Mirë është me shku me pa, po ma merr mendja shumica prej tyne apet kanë me u kthy. Jetë nuk ka, rehati nuk ka aty, personalisht po them. Këtu është malli se është vendi jonë”, tha një qytetar
“Kam ardhë me vizitu familjen. Duhet me pa vet, e kqyrin vet, shumica kanë me u kthy apet knej. Nuk është si përpara 20 vjete”, ka shtuar një tjetër për lajmi.net.