Jeta Zeka, gjyqtarja e parë kosovare në garat evropiane të FIBA-s
Gjyqtarja nga Peja është nominuar për dy ndeshje të FIBA EuroCup Women, duke shënuar një moment historik për basketbollin kosovar. Zeka do të jetë pjesë e ekipit të gjyqtarëve në përballjen mes Magnolia Basket Campobasso dhe Cinkarna Celje, e cila zhvillohet më 14 tetor në Campobasso të Italisë. Ajo do të ndajë drejtësinë edhe më…
Sport
Gjyqtarja nga Peja është nominuar për dy ndeshje të FIBA EuroCup Women, duke shënuar një moment historik për basketbollin kosovar.
Zeka do të jetë pjesë e ekipit të gjyqtarëve në përballjen mes Magnolia Basket Campobasso dhe Cinkarna Celje, e cila zhvillohet më 14 tetor në Campobasso të Italisë.
Ajo do të ndajë drejtësinë edhe më 21 tetor, në ndeshjen GEAS Basket SSDRL – Panathinaikos A.C., që zhvillohet në Milano.
Ky nominim përbën një hap të rëndësishëm për gjyqtarët kosovarë dhe veçanërisht për përfaqësimin e grave nga Kosova në basketbollin evropian.