Jeta nën autoritetin e shërbimit sekret të ISIS-it(Foto)
Për gati 12 muaj, ISIS i njohur si Shteti Islamik, ka qenë në kontroll të fshatit irakian Eski Mosul dhe që nga atëherë grupi terrorist ka kërkuar që të përdorë trendin e tyre mesjetar të drejtësisë mbi popullsinë.
Bota
Kundërshtarët e regjimit janë ekzekutuar pa mëshirë, përderisa dëgjonin muzikë në makinë gjatë vozitjes, e që rezultonte me dhjetë të goditura.
Ish-ushtarë dhe të tjerë në lidhje me regjimin post-Sadam kanë qenë të detyruar të nënshkruajnë “kartat e pendimit ‘ në të cilët ata zotohen për besnikëri ndaj Hilafetit. E ndaj atyre që e refuzojnë këtë gjë, merren masa ekstreme.
Shehiku Abdullah Ibrahim e mbanë në duar certifikatën e vdekjes së gruas së tij që përmban logon e ISIS-it. Buthaina Ibrahim u vra nga grupi terrorist për shkak se kundërshtoi të përkulej para tyre.
Nën kontrollin e ISIS-it, anëtarët e policisë së tyre sekrete, Hisba, lexuan një numër të akuzave kundër të dyshuarve që përballen me torturë dhe vrasje. Shumë të tjerë janë vrarë ose janë lënduar sepse sipas tyre ata janë konsideruar pamjaftueshëm të devotshëm, raporton Dailymail, transmeton lajmi.net
ISIS u detyrua që të largohej nga fshati në Janar të vitit 2015 nga rebelët kurdë Peshmerga. Ndërsa, në zonat ku kontrollon Shteti Islamik, grupi terrorist e ka prezantuar burokracinë e tyre si pjesë e përpjekjeve të saj për të legjitimuar veprimet. Edhe pse vazhdimisht vrasin njerëz, nuk ndaluan ta bëjnë këtë gjë edhe në gjuajtjen e një burri nga ballkoni për të cilin ata mendonin se ishte homoseksual.
Çdo pjesë që ishte nën kontrollin e ISIS-it, njerëzit janë vazhdimisht nën mbikëqyrje nga policia sekrete, Hisba.
Po në këto zona ku kontrollojnë këta të fundit, ky grup terrorist i ka prezantuar edhe gjykatat e tyre të udhëhequra nga gjyqtarë islamik. Gjatë okupimit të tyre, ISIS ka krijuar edhe cd-të e tyre propaganduese të cilat më pas u janë shitur të gjithë popullsisë.