Jeta e vështirë e familjes së veteranit të UÇK-së (Video)
Filmat vizatimor i shikojnë si të gjithë moshatarët e tyre. Por, të njëjtë nuk e kanë edhe veshmbathjen.
Lajme
Një dhomë kanë vetëm pesë anëtarët e familjes Tali nga Prizreni jetojnë.
Ngjitur me të e kanë edhe tualetin, të cilin në mungesë të hapësirës e shfrytëzojnë edhe për të larë e mbajtur enët e ushqimit.
Por, pavarësisht kushteve të rënda, tre fëmijët e vegjël nuk e ndërprenë shkollën.
Pos telasheve ekonomike, vajzës tetëvjeçare të kësaj familje, të cilës kohë me parë filluan t’i bien flokët, i janë shfaqur edhe probleme të tjera shëndetësore.
Problem tjetër për familjen Tali janë edhe insektet që gjenden në çdo qoshe të shtëpisë.
Kryefamiljari, i cili është invalid i UCK-së dhe shumë shpejt do ta gëzojë pensionin prej 170 euro, thotë se nuk mund të punoj, ndërsa deri tani ka jetuar me ndihma sociale dhe shitjen e hekurishteve.
Në dorën e tij të majtë, ai e ka të vizatuar simbolin kombëtar, për të cilën 18 vite më parë edhe u ndëshkua.
Por, pasojat që pati nga kjo, nuk e bënë asnjëherë pishman Gazmendi për veprimet e tij.