Jesus objektivi kryesor i Juventusit

Gjiganti italian ka shprehur interesim për Gabriel Jesus.

Sport

23/07/2021 16:33

Sipas ‘Calciomercato’, Juventusi e ka bërë prioritet transferimin e Jesus gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Raportohet se “Zonja e Vjetër”, po synon me ngul transferimin e sulmuesit dhe tashmë ka nisur kontaktet me drejtuesit e Man City.

‘Bianconerët’, dëshirojnë të sjellin në ekip dyshen Manuel Locatelli – Jesus që të përforcojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Thuhet se ‘Citizens’ po kërkojnë rreth 60 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet futbollistin e tyre, ndërsa gjiganti italian dëshiron ta huazoj atë me të drejtë blerje vitin tjetër. /Lajmi.net/