Jessica Alba rikthehet në rolin kryesor në film të ri

Jessicat Alba po vjen me rol në një film në Netflix.

ShowBiz

16/05/2020 09:16

Netflix është duke sjellë një tjetër film të zhanrit aksion, kësaj radhe me Jessica Albën në rolin kryesor, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Aktorja 39-vjeçare do të interpretojë rolin në filmin e ardhshëm aksion-thriller “Trigger Warning” të Netflix, shkruan Variety

Regjisorja indoneziane Mouly Surya, e njohur më së miri për punën e saj të mirënjohur në “Malina The Murderer In Four Acts”, do të jetë regjisore e filmit.

Josh Olson (A History Of Violence) dhe John Brancato (The Game) e shkruan skenarin.

Alba gjithashtu do të bëjë detyrë të dyfishtë, edhe si producente ekzekutive.

Në film, Alba do të luajë një veterane të traumatizuar e cila trashëgon lokalin e gjyshit të saj pas vdekjes së tij të parakohshme, dhe është përballur me një dilemë morale pasi zbuloi të vërtetën që qëndron pas vdekjes së tij. /Lajmi.net/