Jese, ylli i ri i Realit

Skena është përsëritur rregullisht këtë sezon. Carlo Ancelotti sinjalizon përfundimin e seancës stërvitore kurse Zinedine Zidane fillon këshillat e tij me Jese Rodriguezin. Francezi është duke kaluar më tepër kohë duke diskutuar me spanjollin e ri, se me cilindo futbollist tjetër, shkruan Marca. Ai e sheh atë si “një prej yjeve të së ardhmes” dhe…

Sport

03/02/2014 12:46

Skena është përsëritur rregullisht këtë sezon. Carlo Ancelotti sinjalizon përfundimin e seancës stërvitore kurse Zinedine Zidane fillon këshillat e tij me Jese Rodriguezin.

Francezi është duke kaluar më tepër kohë duke diskutuar me spanjollin e ri, se me cilindo futbollist tjetër, shkruan Marca.

Ai e sheh atë si “një prej yjeve të së ardhmes” dhe është i përkushtuar ta shndërroj në një prej futbollistëve më të mirë në botë.

Gjatë javës së kaluar, Zidane punoi gjatë me finalizimin e aksioneve me Jesen dhe lojën direkte. Ai dëshiron që spanjolli të krijojë aftësi dhe përkushtim si Ronaldo, para portave kundërshtare.

Të gjithë shkojnë në zhveshtore, Jese dhe Zidane mbeten në fushë kurse i riu ekzekuton goditje në portën e portierit të tretë ose të katërt të Realit.

Nga secili kënd, nganjëherë me prekjen e parë e nganjëherë edhe me topin në lëvizje, ose me shpinë nga porta. Zidane nuk dyshon se Jese është në gjendje të mbërrijë në nivelin më të lartë të paraqitjeve.

Me ndihmën e francezit pa dyshim se suksesi është më i lehtë për t’u realizuar.